• e hënë, 23 dhjetor 2024

Java botërore e gjidhënies, të mbështetet dhe mbrohet e drejta e gjidhënies për të gjitha gratë

Java botërore e gjidhënies, të mbështetet dhe mbrohet e drejta e gjidhënies për të gjitha gratë

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Nën moton "Ta mundësojmë gjidhënien, t'u ndihmojmë prindërve të punësuar" prej sot e deri më 7 gusht shënohet Java botërore e gjidhënies. Qëllimi është të ngritet vetëdija për rëndësinë e gjidhënies dhe qumështit të nënës për nënën dhe për fëmijën, të mbështetet dhe mbrohet e drejta e gjidhënies për të gjitha gratë në botë.

Siç kumtoi Qendra për promovim të shëndetit dhe të drejtave të njeriut "MATRONA INTL", sfidat e grave të punësuara mbeten një prej shkaqeve më të shpeshta për gruan ta ndërpresë gjidhënien më herët de periudha e dëshiruar dhe rekomanduar, e cila është më e mirë për shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Mu për atë arsye gruas i nevojitet mbështetje adekuate për mirëmbajtjen e gjidhënies.

"Në atë kontekst, në vetë vendin e punës, ku qëndron gruaja e cila jep gji duhet të sigurohen kapacitete adekuate (kushte, hapësirë, ambient) për gjidhënie. Alternativë adekuate janë sigurimi i kushteve për ruajtjen e qumështit të nënës. Deri më tani 47 vende në botë imponojnë sigurim të hapësirës adekuate për gjidhënie në vendin e punës", qëndron në kumtesë.

Gjatë kësaj jave organiohen aktivitete të ndryshme, ngjarje dhe fushata informuese me qëllim që të informohen njerlzit për përparësitë e gjidhënies, për mitet dhe stigmën rreth gjidhënies dhe të sigurohen resurset e nevojshme dhe mbështetja e nënave të cilat dëshirojnë të jenë gjidhënëse për fëmijët e tyre.

"Kjo nismë ka për qëllim t'i mbështesë gratë dhe t'ua afrojë gjidhënien si mënyrë më natyrale dhe më e mirë e të ushqyerit të fëmijëve të tyre në muajt e parë të jetës, përfshirë me inkluzionin e tyre shoqëror si nëna gjidhënëse të punësuara", ceket në kumtesën nga "MATRONA INTL". ab/

Foto: "MATRONA INTL"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR