• e diel, 22 dhjetor 2024

Javën e kaluar më së shumti raste të gripit në Gostivar dhe Kumanovë

Javën e kaluar më së shumti raste të gripit në Gostivar dhe Kumanovë

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Gjatë javës së 41-të të vitit 2024 - nga data 7 deri më 13 tetor, janë raportuar 31 raste për persona me sëmundje të ngjashme me gripin, për gjashtë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Gostivar - 14, Kumanovë - 10, Tetovë - tre dhe Kavadar, Shën Nikollë, Shkup, Strumicë - nga një person, njoftoi pasdite Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Sa i përket moshës, nga 15 deri në 64 vjeç - janë regjistruar 18 persona, tetë janë mbi 65 vjeç dhe pesë janë fëmijë nga pesë deri në 14 vjeç. Kumulativisht, që nga java e 41-të, janë raportuar gjithsej 56 raste.

"Gjatë javës së 41-të raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP - RMV kanë mbërritur 11 materiale për testim laboratorik të gripit, gjashtë prej të cilave nga survejanca sentinel SARI, janë testuar paralelisht për grip dhe Kovid-19 dhe të njëjtat janë me rezultat negativ për praninë e virusit të gripit. Një person është pozitiv me Kovid-19", shpjegon Instituti.

Kumulativisht deri më tani janë testuar 18 materiale, të gjitha me rezultat negativ për grip.

"Për sezonin 2024/2025, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksinë katërvalente falas në një sasi totale prej 70 000 dozash, e destinuar për grupet prioritare të popullsisë. Janë siguruar 10,000 doza shtesë të vaksinës katërvalente përmes një donacioni nga PIVI (Partnership for influenza vaccine introduction). Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2024/2025 do të kryhet në qendrat e shëndetit publik me njësitë e tyre rajonale dhe qendrat shëndetësore. Terminet për vaksina falas bëhen përmes ueb-faqes - vaccinacija.mk", theksojnë nga ISHP.

Nga aty shtojnë se 2.600 doza shtesë të vaksinave komerciale janë blerë nga qendrat e shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullsisë. Ato mund të merren për një kompensim të caktuar financiar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR