• e martë, 24 dhjetor 2024

Japonia do të dhurojë sistem të ri të ultrazërit për gjinekologjinë në Spitalin e përgjithshëm Strumicë

Japonia do të dhurojë sistem të ri të ultrazërit për gjinekologjinë në Spitalin e përgjithshëm Strumicë

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Ambasada e Japonisë dhe Institucioni publik shëndetësor Spitali i përgjithshëm Strumicë sot nënshkruan marrëveshje për "Ndihmë granti për projekte të vogla për sigurinë njerëzore" (GGP), që ka për qëllim të përmirësohen nevojat themelore të njeriut në Maqedoni të Veriut.

Grant marrëvehsja e nënshkruar nga ambasadori i Japonisë, Ocuka Kazuja dhe drejtoresha e IPSH Spitali i përgjithshëm Strumicë, dr. Katerina Kuzmanovska, ka për qëllim të furnizojë sistem ultrazëri 4D për Repartin e Gjinekologjisë, në vlerë të prëgjithshme prej 51.462 eurove.

Sipas drejtoreshës së Spitalit të përgjithshëm Strumicë, dr. Kuzmanovska, sistemi i ri i ultrazërit do të sigurojë mbrojtje më të madhe shëndetësore për shtatzënat dhe foshnjat në spitalin tonë dhe më[ gjerë në rajonin juglindor.

Ambasadori Ocuka theksoi se populli japonez është i lumtur dhe krenar që po e ndihmon popullin në Maqeodninë e Veriut të ketë kushte më cilësore shëndetësore.

Siç kumtojnë nga ambasada japoneze, përmes projekteve nga programi për grante të vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe furnizimin e pasjisjes për mbi 74 shkolla dhe kopshte, 66 institucione shëndetësore dhe siguroi 35 automjete të specializuara për menaxhim me mbeturinat dhe shërbimet komunaëe për 51 komuna.

Japonia vazhdimisht e mbështetë Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm, si zhvillim infrastrukturor, përmirësim të shërbimeve shëndetësore, arsim, mjedis jetësor, ndihmë gjatë katastrofave natyrore dhe krizave të refugjatëve, si dhe ndihmë të shpejtë e cila paraqet mbi 423 milionë euro, si dhe ndihmë tjetër jofinanciare. ab/

Foto: Ambasada e Japonisë

QËNDRONI TË LIDHUR