• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Janushev: MPB dhe PP të hyjnë në Sekretariatin e përgjithshëm, ka indikacione se Qeveria është përdorur si shtab i LSDM-së

Janushev: MPB dhe PP të hyjnë në Sekretariatin e përgjithshëm, ka indikacione se Qeveria është përdorur si shtab i LSDM-së

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev mbrëmë publikisht i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që së bashku me Prokurorinë Publike të hyjë në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe të fillojnë kontrollet, siç tha ai, “se çfarë krimi është kryer”.

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Janushev ka treguar disa fotografi të depos së Qeverisë, nga ku, siç thotë, mund të shihet se Qeveria është përdorur si shtab i LSDM-së. Ai ka treguar edhe një thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare krijuar më 1 prill 2022 e cila është bërë sikur të ishte nga 21 maj 2021. Kjo, theksoi ai, është vepër penale dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Tregoi edhe fotografi të dy makinave që sipas tij, ka indikacione serioze se janë shtypur materiale zgjedhore të LSDM-së.

"Kjo është vetëm një pjesë e vogël, me këtë hapim kutinë e Pandorës. Pres që institucionet kompetente nga nesër të vijnë dhe të nisin procedurat përkatëse. Ndryshe, unë personalisht nuk bëj kontrolle, por mundohem të rregulloj gjërat që kanë mbetur prej vitesh. Ndoshta shembulli është banal, por për gati dy vite nuk funksionin hyrja kryesore në Qeveri, sepse skanerët kanë mbetur ta parregulluar dhe kjo është pjesa më e vogël e problemit", ka thënë Janushevi.

Foto: printskrin



 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR