• e premte, 08 nëntor 2024

Janevska: Vendosja e mësimit me një ndërrim bëhet me qëllim që nxënësit të fitojnë më shumë dituri në mënyra të ndryshme

Janevska: Vendosja e mësimit me një ndërrim bëhet me qëllim që nxënësit të fitojnë më shumë dituri në mënyra të ndryshme

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Vendosja e mësimit me një ndërrim në shkolla, atje ku është e mundur është pjesë e platformës në arsim, ndërsa qëllimi është nxënësit të qëndrojnë më gjatë në shkollë, që të fitojnë sa më shumë dituri në mënyra të ndryshme, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në Shkup, e cila u përgjigj në pyetjen e një gazetari për vendosjen e mësimit me një ndërrim në shkollat fillore dhe të mesme në vend.

Ajo shtoi se kjo reformë është edhe për mësimdhënësit të bëhen funksional në interes të njohurive, kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve.

"Kjo është një strategji e tërë. Dihet që ne në vend kemi tepricë të mësimdhënësve, ndërsa gjithnjë e më pak fëmijë. Por, nuk themi se ata janë tepricë, sepse na duhen mësimdhënësit për ta ngritur cilësinë e dijes. Ne jemi të fundit në të gjitha testimet ndërkombëtare dhe vendore, testimet tregojnë se nxënësit tanë janë shumë prapa bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë, ku ne synojmë", tha Janevska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska sqaron se nxënësit të cilët do ta ndjekin mësim me një ndrrim nuk kanë për qëllim të jenë gjithë ditën mbi libër, por qëllimi është në mënyrë interaktive ta mësojnë materialin.

"Nëse kanë detyra shtëpie, hulumtime, detyra projektuese t'i përfundojnë, të bëjnë më shumë sport, të kenë informatikë më shumë, të kenë sipërmarrësi, si dhe edukatë fizike. Do të thotë gjithçka që u nevojitet që realisht të hyjnë në jetën për të cilën përgatiten. Por edhe të mësojnë mendimin kritik, ajo që u mungon fëmijëve tanë është të mësojnë zgjidhjen e problemeve, njohjen e problemeve të tipit të bullizmit, njohjen dhe pranimin e dallimeve", sqaroi Janevska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës theksoi se sistemi arsimor i deritanishëm nuk e mundëson gjithë këtë. Janevska thotë se qëndrimi i fëmijëve në shkolla nuk do të jetë i vështirë, sepse përveç mësimit do të kenë biseda dhe kohë të lirë.

Pra, nuk është asgjë e tmerrshme. Aty ku ka kushte fillojmë me këtë reformë. Aty ku nuk ka kushte, ku fëmijët dhe mësimdhënësit janë në dy ndërrime, as që presim të zbatohet", tha Janevska në Shkup pas nënshkrimit të partneritetit ndërmjet grupit NELT dhe UNICEF për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik të aftësive të gjelbra. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR