• e premte, 05 dhjetor 2025

Janevska ua uroi nxënësve përfundimin me sukses të vitit shkollor dhe u dëshiroi pushim të këndshëm

Janevska ua uroi nxënësve përfundimin me sukses të vitit shkollor dhe u dëshiroi pushim të këndshëm

Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska u uroi pushime të këndshme verore dhe urime për punën e palodhur dhe suksesin e merituar nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të cilët sot po përfundojnë vitin shkollor 2024/2025.

"Pushimet verore janë përpara jush, pushoni mirë, por mos harroni se ka kohë për lojë dhe për të lexuar libra, për t'u argëtuar dhe për të zotëruar aftësi të reja, për t'u shoqëruar dhe për të përdorur kompjuterin për kërkime", shkroi ministrja në profilin e saj në Fejsbuk.

Urime të gjithë mësuesve, mësimdhënësve dhe profesorëve të cilët "çdo ditë shkolle i ndihmuan të rinjtë të fitonin njohuri të reja dhe të ishin më të aftë për t'u përballur me sfidat".

"Ne e vlerësojmë punën tuaj, kemi rritur pagat tuaja me mbi 12 përqind dhe ato do të vazhdojnë të rriten, ndërsa po përmirësojmë vazhdimisht kushtet në të cilat punoni. Ju jeni shtylla mbi të cilën ndërtojmë një sistem arsimor cilësor dhe për këtë ju jemi mirënjohës", bën të ditur ministrja. 

Urim të veçantë, shkroi Janevska, u dërgon prindërve dhe kujdestarëve si partnerë në arsim, "për mbështetjen dhe besimin e tyre në kontributin e përbashkët për përparimin e çdo fëmije".

"Njerëz të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm, me njohuri dhe vlera, mund të ndërtojmë vetëm me përkushtim të përbashkët. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të përmirësojë sistemin edukativo- arsimor, po punojmë për Strategji të re Arsimore, për krijimin e kushteve për të siguruar punë me një turn të vetëm dhe qëndrim të zgjatur për nxënësit në sa më shumë shkolla të jetë e mundur. Po punojmë për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, avancimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore, si dhe përshpejtojmë procesin e digjitalizimit", thekson Janevska. 

Shton edhe se këtë vit shkollor MASH ka bërë shumë, duke përkujtuar se janë siguruar tekste shkollore për lëndë që nuk ishin të disponueshme, kemi miratuar ligje kyçe dhe së bashku me komunat kemi punuar për të përforcuar mjediset shkollore në mënyrë "që ato të jenë të qeta dhe të sigurta për nxënësit, pa segregacion dhe diskriminim për asnjë arsye".

"Për vitin shkollor 2025/2026, të gjithë duhet të bëjmë edhe më shumë së bashku, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të marrin arsimin që e meritojnë", shkroi Janevska në Fejsbuk. fc/

Foto: Fejsbuku i Vesna Janevska 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR