• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Rritëm numrin e ndërmjetësuesve arsimor rom, inkurajojmë të rinjtë rom që të mësojnë më shumë për një të ardhme më të mirë

Janevska: Rritëm numrin e ndërmjetësuesve arsimor rom, inkurajojmë të rinjtë rom që të mësojnë më shumë për një të ardhme më të mirë

Shkup, 8 nëntzor 2024 (MIA) - Rritëm numrin e ndërmjetësuesve arsimor rom. Deri më tani në arsimin fillor janë angazhuar 40 ndërmjetësues në vit , ndërsa këtë vit kemi angazhuar gjithsej 50. Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm do të angazhohen edhe 35 ndërmjetësues shtesë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në nënshkrimin e kontratave me ndërmjetësuesit e përzgjedhur pas thirrjes së parë publike. Dje është shpallur përsëri tjetër thirrje për gjashtë ndërmjetësues arsimor rom. 

"Ndërmjetësuesit arsimor kanë punë fisnike për t'u shpjeguar prindërve dhe për të bindur nxënësit se sa e rëndësishme është të mësosh dhe të shkosh në shkollë. Njëkohësisht duhet të kenë bashkëpunim të mirë me shkollat, në mënyrë që të rritet numri i nxënësve rom të regjistruar si dhe për të parandaluar ata që të braktisin arsimimin më herët. Ndërmjetësuesit i ndihmojnë ata të tejkalojnë vështirësitë me të cilat ballafaqohen dhe i motivojnë të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm arsimor”, sqaroi ministrja Janevska. 

Ajo, siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka theksuar se rritja e gjithëpërfshirjes së fëmijëve rom në arsimin fillor dhe të mesëm është përcaktim programor i Qeverisë dhe për këtë përveç mbështetjes me ndërmjetësues arsimor, po përforcohet edhe ndihma përmes bursave. 

Këtë vit shkollor gjithsej 1200 nxënës rom të shkollave të mesme do të marrin bursë. Kjo do të thotë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar 280 bursa shtesë krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, për vitin studimor 2024/2025 janë ndarë gjithsej 150 bursa për studentët e rregullt rom të regjistruar në studimet e ciklit të parë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend. 

Për të rritur numrin e nxënësve nga komuniteti etnik rom në arsimin e mesëm, ata mund të regjistrohen edhe nëse kanë deri në 10% më pak pikë sesa numri i pikëve të parapara si-pas shpalljes. 

Ministrja Janevska theksoi se në arsim nuk do të tolerohet diskriminimi dhe segregimi. 

 "Këtë përcaktim e kemi mbështetur fuqishëm me ndryshimet që po bëjmë në rregulloren për arsimin fillor dhe të mesëm, me qëllim që të sigurojmë qasje të barabartë në arsim për nxënësit rom. Kemi përfshirë edhe masa specifike për parandalimin dhe luftën kundër segregimit dhe diskriminimit të romëve", potencoi ministrja. 

Duke i uruar punë të suksesshme ndërmjetësuesve arsimor, ajo theksoi se me angazhimin e tyre mund të inkurajojnë sa më shumë të rinj rom që të marrin arsim të lartë dhe të fitojnë sa më shumë njohuri dhe aftësi, duke ndryshuar kështu të ardhmen e shumë fëmijëve dhe të rinjëve. 

 Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR