Janevska: Punimet e porositura të magjistraturës dhe doktoraturës duhet të ndalen, MASH-i vendos monitorimin në arsimin e lartë
- Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se duhet të ndalet dukuria e përpunumit të porositur të punimeve të magjistraturës dhe doktoratës. Ajo theksoi se Ministria tashmë po punon për vendosjen e standardeve dhe monitorimit në arsimin e lartë dhe vuri në dukje se në disa universitete shtetërore janë hequr titujt e fituar në mënyrë të parregullt dhe janë larguar nga puna persona të caktuar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:24, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se duhet të ndalet dukuria e përpunumit të porositur të punimeve të magjistraturës dhe doktoratës. Ajo theksoi se Ministria tashmë po punon për vendosjen e standardeve dhe monitorimit në arsimin e lartë dhe vuri në dukje se në disa universitete shtetërore janë hequr titujt e fituar në mënyrë të parregullt dhe janë larguar nga puna persona të caktuar.
"Kjo dukuri duhet të ndalet. Si ministri tashmë po punojmë seriozisht për vendosjen e standardeve, si dhe për monitorimin e ngjarjeve në arsimin e lartë. Tashmë është sekret publik në Maqedoni se parregullsi të tilla ndodhin. Ajo që bëjmë çdo ditë, sipas mundësive që na jep ligji dhe sipas kapaciteteve njerëzore që disponojmë, është të jemi të pranishëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore. Në disa universitete shtetërore kanë hequr tashmë titujt e fituar në mënyrë të parregullt. Disa persona janë pushuar nga puna. Dje mbyllëm institutin e gjashtë. Seriozisht bisedojmë me universitetet, të cilat përsëris, kanë autonominë e tyre të cilën maksimalisht e respektojmë dhe do ta respektojmë, të bëjnë ndryshime serioze edhe në programet studimore, por edhe në mënyrën se si ata përzgjedhin kuadrot që duhet më tej t'i arsimojë të rinjtë", tha ministrja në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Arsimit.
Shtoi se ministria në bashkëpunim me universitetet është duke punuar për Ligjin e ri për Arsim të Lartë dhe Ligjin për Kërkime Shkencore, të cilët sipas saj pritet të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.
"Ligji i ri për Arsim të lartë për kënaqësinë time të madhe tashmë është drejt përfundimit dhe po punohet nga një grup pune i formuar në kuadër të trupit të ri koordinues kombëtar për reforma në arsimin e lartë. Gjithashtu, Ligji për Kërkimine Shkencore si dhe korniza kombëtare për kualifikimin e fushave, rajoneve dhe zonave, të cilat duhet të miratohen si paketë së bashku. Kur të jenë gati, një komision nga MASH-i do t'i shqyrtojë edhe një herë të tre dokumentet, do të bëjmë më shumë debate publike në universitete, nëse do të jetë nevoja, këtë herë do të kemi edhe debat publik në Kuvend dhe më pas do të ta dorëzojë në procedurë qeveritare dhe parlamentare", shtoi ajo.
Foto: Arkivi i MIA-s