Janevska: Pas një vit kemi rezultate të dukshme në arsim, do të bëhen qartë të dukshme në fund të mandatit të kësaj qeverie
- - Arsimi filloi nga një minus i thellë, cilësi minimale dhe jashtëzakonisht i pakënaqshëm. Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit nuk është bërë asgjë që ai të ecë drejt hapësirës arsimore evropiane. Pas një viti, kemi rezultate të dukshme, të cilat do të bëhen qartësisht të dukshme në fund të mandatit të kësaj qeverie, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në panel diskutimin "Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen!", i organizuar me rastin e një vjetorit të kësaj Qeverie.
- Post By Fami Bajrami
- 13:57, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Arsimi filloi nga një minus i thellë, cilësi minimale dhe jashtëzakonisht i pakënaqshëm. Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit nuk është bërë asgjë që ai të ecë drejt hapësirës arsimore evropiane. Pas një viti, kemi rezultate të dukshme, të cilat do të bëhen qartësisht të dukshme në fund të mandatit të kësaj qeverie, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në panel diskutimin "Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen!", i organizuar me rastin e një vjetorit të kësaj Qeverie.
Theksoi se për një vit, me bashkimin e të gjitha institucioneve kompetente MASH, BZHA, QSHP, ISHA, shkollat dhe të gjithë faktorët në arsim drejt sistemit arsimor me qëllim të vetëm - një sistemi modern arsimor, tha, themelet e qëndrueshme janë hedhur në pesë shtylla të rëndësishme: legjislacion i përforcuar me miratimin e pesë ligjeve dhe disa ligjeve të reja deri në fund të vitit, investime në infrastrukturë – shtatë objekte janë ndërtuar dhe 20 janë në fazën e rinovimit ose rindërtimit, projekti për mësimdhënie me një ndrrim të vetëm dhe optimizimi i rrjetit shkollor, pastaj modernizimi i mësimdhënies duke futur mësime dhe programe të reja, librat shkollore të blera më 1 shtator të vitit të kaluar që do të jenë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.
Ashtu siç tha, edhe në arsimin e lartë dhe shkencë po miratohen ligje të reja, mes të cilëve Ligji për cilësinë e arsimit të lartë. Theksoi se dyfish më shumë janë ndarë se në vitin e kaluar, gjegjësisht rreth 680 milionë denarë, për shkencë dhe hulumtime dhe janë hapur tre konkurse për fakultete, institute shkencore dhe ASHAM, dhe jehona është, tha ajo, më shumë se e kënaqshme
Informoi se për herë të parë, është kompletur qasja e plotë në bazat e të dhënave shkencore, siç është Web of Science, dhe janë hapur dyert për studime doktorature për shkencëtarët tanë në qendrat kryesore hulumtuese evropiane. Gjithashtu, kumtoi ministrja, ka filluar koncepti për arsim të dyfishtë dhe në arsim të lartë - në Fakultetin e Makinerisë i cili, tha, se ka bashkëpunim me fakultete prestigjioze gjermane.
Janevska tha se qëllimet në modernizimin e arsimit janë digjitalizimi dhe më tutje futja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.
"Duke futur modernizimin në sistemin arsimor, po kapim trenin e fundit për të hyrë në hapësirën arsimore evropiane, sepse deri më tani, megjithëse atë e dëshironim verbalisht, nuk kishte mundësi të tillë reale. Fatkeqësisht, në shtatë vjet në arsim, nuk është bërë asgjë për të na çuar drejt hapësirës arsimore evropiane. Po ndërtojmë një sistem arsimor modern me një qëllim - që nxënësit tanë, të rinjtë tanë, të fillojnë të ndërtojnë dhe të besojnë në vlerat e vërteta dhe të përmirësohen, të zhvillojnë kompetenca, aftësi, shkathtësi dhe ta duan vendin. Të mund të hyjnë në tregun e punës në vend dhe në nivel global", theksoi Janevska.
Ashtu siç theksoi, "ditë pas dite arrijmë të bëjmë atë që duhet të bëjmë", me shumë përpjekje dhe me punë prej 12, 14 dhe më shumë orë në ditë, dhe se në atë nuk është përfshirë vetëm MASH, por dhe institucionet tjera të arsimit. Pastaj potencoi se për të rregulluar diçka, të gjitha palët e interesuara në sistemin arsimor duhet të dinë sfidat dhe problemet, dhe ajo ka qenë e njohur me to që më parë, sepse si kryetare e Komisionit të partisë për Arsim të VMRO-DPMNE-së, ajo ishte vazhdimisht në kontakt me mësimdhënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve. rq/
Foto: printskrin/ jutjub Qeveria
Фото: принтскрин / Јутјуб Влада