Janevska: Në themelet që i vendosën vëllezërit Cirili dhe Metodi vazhdon të ndërtohet letërsia dhe kultura jonë
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dërgoi urim me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi në të cilin thotë se fjala dhe vepra e vëllezërve Cirili dhe Metodi tejkalon shekujt dhe kufijtë dhe është frymëzim për brezat.
- Post By Sara Ademi
- 12:35, 24 maj, 2025
Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dërgoi urim me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi në të cilin thotë se fjala dhe vepra e vëllezërve Cirili dhe Metodi tejkalon shekujt dhe kufijtë dhe është frymëzim për brezat.
"Në themelet që i vendosën vazhdon të ndërtohet literatura dhe kultura jonë. Dhe tani nuk ka më pak nevojë për mirëkuptim të thellë, mençuri apo zgjim intelektual për të gjithë ne, trashëgimtarët e tyre. Sot, kur kremtojmë ditën e vëllezërve të mëdhenj sllavë, kujtojmë me dinjitet kundërshtimin e tyre ndaj diktateve të të fuqishmëve të asaj kohe dhe luftën e tyre për të ndriçuar popullin e tyre, duke i dhënë shkrim dhe njohuri në një gjuhë të kuptueshme. Ky është misioni shpirtëror që kanë sot të gjithë mësuesit tanë - t'u japin të rinjve njohuri, aftësi dhe t'i pajisin ata për konkurrencë të barabartë në një botë që ndryshon dhe zhvillohet çdo ditë", thotë Janevska në urimin e saj. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s