• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska në takim me drejtuesit e SASHK-ut: Prioritet janë paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Janevska në takim me drejtuesit e SASHK-ut: Prioritet janë paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) do të vazhdojnë të angazhohen për avancimin e të drejtave dhe ngritjen e statusit shoqëror dhe material të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve tjerë në shkolla, e konfirmuan sot në takim pune ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Vesna Janevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

"Punonjësit në arsim, ndërsa veçanërisht punonjësit arsimor, janë hallkë kyçe në procesin e krijimit të brezave nga të cilët presim shumë. Prandaj, ata duhet të jenë të motivuar, derisa motivimi më së shumti varet nga kujdesi i vendit ndaj tyre. Rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për punë në shkolla janë përcaktime programore të Qeverisë së re dhe ju garantoj se do t'i realizojmë plotësisht”, tha ministrja Janevska.

Kryetari i SASHK-ut, Nedellkov, shprehu mirënjohjen për bashkëpunim të suksesshëm dhe siç tha, ministrja vjen nga fela e mësimdhënësve dhe ajo e di shumë mirë se çfarë u mungon mësimdhënësve dhe si është gjendja e institucioneve arsimore, duke pritur ndryshime më të mëdha në këtë aspekt në periudhën e ardhshme Nedelkov shpreson për bashkëpunim të suksesshëm me Qeverinë e re. qa/

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR