Janevska: Në Shtip, Manastir dhe Shkup do t'i shfrytëzojmë amfiteatret e universiteteve për maturën shtetërore
- Shkollat e mesme në Shtip tashmë e dinë se ku maturantët do ta kalojnë provimin e maturës shtetërore, përkatësisht në cilat hapësira dhe amfiteatre të Universitetit "Goce Dellçev", theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila u përjgigj në pyetjet për përgatitjen e kalimit të maturës shtetërore në Shtip dhe në shkollat e tjera të vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:35, 12 maj, 2025
Shtip, 12 maj 2025 (MIA) - Shkollat e mesme në Shtip tashmë e dinë se ku maturantët do ta kalojnë provimin e maturës shtetërore, përkatësisht në cilat hapësira dhe amfiteatre të Universitetit "Goce Dellçev", theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila u përjgigj në pyetjet për përgatitjen e kalimit të maturës shtetërore në Shtip dhe në shkollat e tjera të vendit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës shtoi se për momentin po sigurohen kushtet për kalim, sepse mes maturantëve duhet të ketë distancë prej një metër e gjysmë.
"Në Shtip, Manastir dhe në Shkup do tt'i shfrytëzojmë universitetet. Materialet janë në përgatitje, celularët nuk do të përdoren, përkatësisht testatorët do të jenë të angazhuar të kenë kujdes që nxënësit t'i lënë celularët në vend adekuat të hapësirës, ku do të kalohet provimi", deklaroi Janevska.
Ajo bëri thirrje për vetëdijesim tek nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit dhe të mos lejohet përshkrimi në maturën shtteërore, sepse shkaktohet dëm, dhe jo mirë.
E pyetur për indeksat elektronikë për studentët, Janevska me përgjigje se Universiteti i Shtipit "Goce Dellçev" tashmë e ka përfunduar këtë proces, në Universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup disa fakultete kanë dhe procedura është në vijim, në mënyrë që të prëfundohet ky proces. ab/
Foto: МIА