• e premte, 05 dhjetor 2025

Janevska në orën e parë akademike në UCM: Studimi në vendin tënd është zgjedhja më e mirë, jemi të përkushtuar për arsim të lartë cilësor

Janevska në orën e parë akademike në UCM: Studimi në vendin tënd është zgjedhja më e mirë, jemi të përkushtuar për arsim të lartë cilësor

Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" sot i hapi dyert për një brez të ri studentësh, për të gjithë ata që besojnë se këtu do të fitojnë njohuri, aftësi dhe mbështetje për t'u rritur në liderë që do ta udhëheqin Maqedoninë e Veriut në shekullin e 21-të. Jeni në vendin e duhur, në vendin tuaj, në universitetin më të vjetër, ku profesorët kanë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja dhe janë të gatshëm ta drejtojnë entuziazmin tuaj drejt disiplinës dhe përgjegjësisë, për të ndërtuar kapacitete për jetën në një botë që po ndryshon me shpejtësi, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në orën e parë akademike të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup. 

Ajo informoi se këtë vit, në gjashtë universitetet shtetërore janë regjistruar 10 mijë studentë. Shprehu kënaqësi që studentët nuk janë larguar për të studiuar jashtë, por kanë zgjedhur pikërisht Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup. U uroi shëndet të mirë dhe vite të suksesshme studentëve, ndërsa profesorëve u dëshiroi një punë të suksesshme mësimore dhe shkencore.

"Si institucion shqetësohemi për ta përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë vendorë dhe të keni kushte për një jetë më të mirë këtu në vendin tuaj. Gjatë periudhës së kaluar janë miratuar një sërë masash për përmirësimin e standardit studentor, për mbështetje më të madhe financiare dhe modernizimin e programeve studimore. Ia dolëm të zhbllokojmë rinovimin e konvikteve për studentët Stiv dhe Kuzman, si edhe ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) dhe Fakultetit të Kulturës Fizike. E zgjeruam përfshirjen e shujtës së studentëve, marrëdhënia e punës e studentëve nuk është më kusht për marrjen e mjeteve. Pres që vitin e ardhshëm të kemi rritje të re të shumës ditore", deklaroi Janevska. 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksoi se janë në dispozicion 3.100 bursa në disa kategori, ndërsa procedurat e aplikimit, si dhe ato për akomodim në konviktet studentore, janë digjitalizuar plotësish

"E zgjodhëm problemin shumëvjeçar me transportin publik falas për studentët në kryeqytet. Është sjellur edhe Ligji me anë të të cilit studentët në fakultetet shtetërore dhe private do të marrin vauçerë me vlerë për sigurimin e kompjuterit personal, tabletit ose laptoptit si studentët e rregullt po ashtu edhe studentët me korrespodencë. Dhe më në fund  me Ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili është në përgatitje, arsimi i lartë do të vendoset mbi themele të forta. Ju ftoj që gjithçka që ju është vënë në dispozicion dhe është dedikuar për ju, ta shfrytëzoni në maksimum. Ju jeni gjenerata e parë e studentëve që do të jenë në gjendje të përdorni falas bazat e të dhënave shkencore Web of Science dhe Scopus. Punoni në punime shkencore dhe profesionale, së bashku me profesorët tuaj, kjo është shumë e rëndësishme", theksoi Janevska.

Ajo shpreson se studentët pas përfundimit të studimeve do të qëndrojnë në vendin e tyre dhe se këtu do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre. Sipas saj, kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt prosperitetit të Maqedonisë së Veriut. 

Rektorja e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodij", prof. dr. Biljana Angelovska para se të mbajë orën e parë akademike për vitin shkollor 2025/26 dhe para shpërndarjes së indekseve për studentët e rinj, deklaroi se këtë vit, UCM-ja ka regjistruar 5,100 studentë të rinjë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që janë 300 më shumë se vitin e kaluar, dhe 400 studentë të huaj që janë regjistruar në fakultetet e UCM-së. qa/ 

 

Фото: МИА 

QËNDRONI TË LIDHUR