• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Moskujdesin për arsimin e zëvendësuam me përkushtim prej 100-përqindësh

Janevska: Moskujdesin për arsimin e zëvendësuam me përkushtim prej 100-përqindësh

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Moskujdesin për arsimin që eekzistonte deri në qershor e zëvendësuam me përkushtim 100-përqindësh dhe në 100 ditët filluam ndryshime të mëdha për arsim më cilësor dhe të ardhme më të mirë të të rinjve. I ndalëm politikat e këqija të cilat e ulën numrin e nxënësve për 17 mijë në shtatë vitet e kaluara, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë llogaridhënies me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë.

Në konferencën për shtyp ajo theksoi se është e kënaqur nga puna e bërë në resorin që e kryeson dhe paralajmëroi se MASH-i do të vazhdojë me "tempo të njejtë të fuqishme, me përkushtim maksimal ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, njejtë si edhe në tre muajt e parë".

Për librat për gjuhë të huaj të cilët munguan më 1 shtator për shkak të rpoblemeve me procedurën, minsitrja tha se furnizimi me siguri do të shpallet më së voni në janar dhe se kjo do të thotë se për vitin e ardhshëm shkollor do të jenë edhe librat për të gjitha gjuhët e huaja.

Lidhur me infrastrukturën, kumtoi se për momentin po realizohen 36 investime kapitale në ndërtime dhe rikonstruime të shkollave, si dhe 40 sanime më të vogla të objekteve shkollore. Përkujtoi se ka filluar rikonstruimi etapor i konvikteve shtetërore, me dy të parat - "Kuzman Josfovski Pitu" dhe "Stiv Naumov" në Shkup për çka janë realizuar 17 milionë euro.

Theksoi se është anuluar vendimi për themelim të Fakultetit për shkenca shëndetësore në Universitetin ndërkombëtar në Strugë i cili nuk i ka përmbushur kushtet për fillim të punës.

Për herë të parë në shkollat fillore, shtoi minsitrja, janë angazhuar mbi 1000 asistentë arsimorë, ndërsa do të veprohet edhe rreth nevojave të paraqitura plotësisht nga na e prindërve dhe kujdestarëve ndërkohë.

Janevska informoi se ndryshon edhe rregullativa ligjore - pesë ligje janë lëndë e debatit publik - për arsim fillor; për arsim të mesëm; për arsim dhe trajnim të mesëm profesional; për arsim të të rriturve; për Kornizë nacionale të kualifikimeve, ndërsa edhe pesë të tjera, tha ajo, së shpejti do të duhet të kalojnë nëpër filtrin e opinionit ekspert.

janevska theksoi se para tre muajve hasën buxhet të MASH-it në deficit prej 5 miliardë denarëve, por se me ribalancin, një pjesë e parave janë kthyer në arkë në mënyrë që të mund të servisohen shërbimet dhe të paguhen të gjitha obligimet e vonuara ndaj qytetarëve dhe ndaj institucioneve. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR