• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Ligjet për arsim i miratojmë në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë në arsim cilësor

Janevska: Ligjet për arsim i miratojmë në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë në arsim cilësor

 Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Pakoja e ligjeve për arsimin miratohet në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është ta përmirësojmë rregulloren si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

 Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Creshevë, Komuna e Gazi Babës, me rastin e fillimit të ndërtimit të sallës së re sportive në SHF  "Naum Ohridski", Janevska theksoi  se në debatin e komisionit deri më tani jnë pranuar  katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Kolaicionit Vlen, të cilat,  siç tha, "do t'i përmirësojë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve".

 Sipas Janevskës, edhe tërheqja e Propozim-ligjit për arsim të mesëm tregon "vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje të cilat do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe mbarë shoqërisë".

 "Qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshëm t'i dëgjojnë dhe pranojnë propozimet konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun, dhe së fundi, së bashku mund të ndërtojmë arsim siç e meritojnë fëmijët tanë", theksoi Janevska.

 Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR