• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska ka marrë postin e ministres së Arsimit dhe Shkencës, paralajmëron ndryshime, të krijuara në bazë të një analize të plotë

Janevska ka marrë postin e ministres së Arsimit dhe Shkencës, paralajmëron ndryshime, të krijuara në bazë të një analize të plotë

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Modernizimi i arsimit dhe stimulimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencore në Maqedoni, përmes zëvendësimit të improvizimeve dhe vendimeve ad hok me politika gjithëpërfshirëse afatgjate të krijuara me kontributin e të gjitha palëve të interesuara, njofton ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila sot mori funksionin nga ministri i deritanishëm, Jeton Shaqiri.

Siç kumtuan nga MASH, pas takimit, ministrja tha se shumë shpejt do të fillojë procesi i rindërtimit të plotë të të gjitha niveleve të arsimit formal, por edhe atij joformal, ndërsa sistemi arsimor do të sinkronizohet me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të mos kenë nevojë të kërkojnë angazhim pune jashtë vendit.

"Nuk kemi qëllim të improvizojmë në arsim. Ne kemi plan fillestar dhe të mirë për ndryshime të cilat janë krijuar në bazë të analizeve thelbësore të situatave aktuale, në konsultime me persona ekspertë dhe popullatën e gjerë. Gjithashtu, nga të gjithë aktorët e sistemit edukativo-arsimor pres mbështetje për proceset të cilat parashikojnë ndryshime të mëdha. Natyrisht, në ndërkohë, çdo sugjerim do të jetë i mirëseardhur", theksoi Janevska.

Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për besimin e dhënë nga mandatari i Qeverisë të udhëheq me resorin, nga i cili ashtu siç tha, më së shumti varet e ardhmja e vendit, dhe theksoi se çdo ide konstruktive përderisa ajo është ministre, do të shqyrtohet me vëmendje të veçant, pavarësisht se prej nga vjen e njejta.

“Të gjithë jemi dakord që ndryshimet janë të nevojshme dhe është e rëndësishme të ruajmë unitetin dhe energjinë që ti mbajmë në nivel më të lartë në periudhën në vijim, sepse na pret shumë punë. Të rinjët duhet t'i mbajmë këtu, në vendin ku përkasin, ndërsa arsimimi cilësor dhe mundësitë për të përdorur potencialin e tyre personal në vendin e tyre, janë motivimi më i madh për këtë. Në asnjë rast nuk do të harrohen as punëtorët shkencorë, sepse shkenca, ashtu siç duhet, patjetër duhet të jetë shtyllë kyçe mbi të cilën do të mbështetet prosperiteti ynë kombëtar”, shtoi ministria e re.

Potencoi se vëmendje të veçantë do t'i kushtohet arsimit gjithëpërfshirës, me qëllim, ashtu siç tha, të zhvillojmë dhe avancojmë në interesin më të mirë të nxënësve me aftësi ndryshe, në bashkëpunim me ta dhe prindërit e tyre.

Vesna Janevska u lind më 27.6.1958 në Shkup. Ajo është doktoreshë e mjekësisë, specialiste e patologjisë dhe doktor i shkencave. Prej vitit 2011 është profesore ordinere në Institutin e Patologjisë pranë Fakulltetit të Mjeksisë në Shkup  ku edhe fitoi arsimin e saj akademik biografia është pubikuar në linkun në vazhdim. rq/

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR