• e premte, 05 dhjetor 2025

Janevska do të informojë për punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit të kaluar

Janevska do të informojë për punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit të kaluar

Shkup, 29 qershor 2025 (MIA) – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në hapësirat e Ministrisë do të mbajë konferencë për media. 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Janevska do të informojë për rezultatet e punës gjatë vitit të kaluar. 

Ministrja Janevska më parë gjatë kësaj jave në panel – diskutimin “Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen!" i organizuar me rastin e një vjetorit të kësaj Qeverie, vlerësoi se në arsim gjatë vitit të kaluar janë arritur rezultate të dukshme, të cilat, tha, do të duken qartë në fund të mandatit. 

"Arsimi filloi nga një minus i thellë, cilësi minimale dhe jashtëzakonisht i pakënaqshëm. Fatkeqësisht, në shtatë vitet e fundit nuk është bërë asgjë që ai të ecë drejt hapësirës arsimore evropiane. Pas një viti, kemi rezultate të dukshme, të cilat do të bëhen qartësisht të dukshme në fund të mandatit të kësaj qeverie, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës. 

Qëllimi është tha Janevska, modernizimi i sistemit arsimor përmes digjitalizimit të tij dhe vendosje e inteligjencës artificiale në mësim për nxënësit tanë, të rinjtë tanë, të fillojnë të ndërtojnë dhe të besojnë në vlera të vërteta, të përmirësojnë veten, të zhvillojnë kompetenca, aftësi, njohuri dhe ta duan shtetin, si dhe të mund të dalin në tregun e punës në vend dhe në nivel global. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR