• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Digjitalizimi në arsimin e lartë është pak i vonuar, por do të jetë prioritet në të ardhmen

Janevska: Digjitalizimi në arsimin e lartë është pak i vonuar, por do të jetë prioritet në të ardhmen

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Digjitalizimi në arsimin e lartë për fat të keq është pak i vonuar. Por, do të jetë prioritet në të ardhmen, me qëllim të shërbimeve më të mira për studentët dhe modernizim të ligjeratave. Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në deklaratë për mediume, para fillimit të konferencës për digjitalizim të arsimit të lartë, që mbahet pasdite në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike, në INOFEIT - Shkup.

Ministrja shtoi se kjo Qeveri është e përkushtuar në transformimin digjital, që është i domosdoshëm.

"Qeveria formon edhe Ministri të Transformimit Digjital, sepse ky është një prej prioriteteve. Të gjithë studentët do të marrin vauçerë në mënyrë që t'u mundësohet qasje drejt teknologjisë së re. Takimet e këtilla janë jashtëzakonisht të dobishme dhe Ministria do të jetë partnere e atyre, të cilët duan të prëfshuhen në ndryshimet pozitive të shtetit", nënvizoi ministrja.

Në pyetjen e gazetarëve, ajo u përgjigj se në mënyrë të ndryshme janë digjitalizuar universitetet, por, janë të ndryshme gjendjet nëpër fakultete. Qëllimi do të jetë, theksoi ajo, kjo të unifikohet.

"Sipas njohurive të mia, universiteti nëS htip është në fazë të avancuar", tha ministrja.

E pyetur rreth raportit për Universitetin e Tetovës, ku janë konstatuar shkelje nga Inspektorati, ajo u përgjigj se kjo është e saktë dhe se kjo do të bëhet publike, mbetet edhe një pjesë e vogël e procedurës, që ka përfunduar, janë konstatuar disa parregullsi.

Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime arsimore tha se digjitalizimi nuk duhet të jetë luks, por domosdoshmëri për studentët.

Hodai më pas theksoi se studentëve në universitetet shtetërore fare nuk u nevojitet kartelë fitnesi, sepse, në vend të saj, ata vrapojnë pas profesorëve për të marrë nënshkrim, notë, indeks, presin në radhë nëpër sportele.

Aleksandar Nikollovski, kryesues me Trupin studentor nacional dhe kryetar i Kuvendit studentor të USHCM-së, tha se sa i përket USHCM-së, nga ky semestër kanë digjitalizuar dy formularë, për regjistrim dhe për kontrollim të semstrit. Në mënyrë të rrjedhshme kanë punuar me Entin shtetëror për statistikë edhe për tre dokumente të jenë të digjitalizuara, nga semsetri ia rdhshëm edhe tre, konfirmimi për studentë të rregullt, konfirmimi prë regjistrim dhe një formular tjetër. Nga Minsitria kërkuan të dnryshojë rregullorja që konstaton se indeksi duhet të jetë në formë libri.

Konferenca është në organizim të Forumit për ndryshime arsimore, Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike dhe Asociacioni për përforcim rinor. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR