• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Dëgjojmë zërin e të rinjve dhe bëjmë ndryshime për arsim më cilësor

Janevska: Dëgjojmë zërin e të rinjve dhe bëjmë ndryshime për arsim më cilësor

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në mbledhjen e Qeverisë në një nivel më të lartë, të udhëhequr nga fëmijët, tha se ndryshimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës synojnë arsimin më cilësor, si "kërkesa më e rëndësishme në çdo takim me organizata të ndryshme rinore".

"Zëri i të rinjve dëgjohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ata janë të përfshirë në krijimin e politikave arsimore dhe në marrjen e vendimeve me interes", tha Janevska në takimin e organizuar me slloganin "Dëgjojeni ardhmërinë" dhe u fokusua në tre mega-trendet që formësojnë të ardhmen e fëmijëve: krizën e klimës dhe të ekologjisë, teknologjitë e avancuara dhe ndryshimet demografike.

Siç njoftoi MASH, Janevska tha se shkollat, në kuadër të aktiviteteve mësimore dhe jashtë mësimore, realizojnë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe punë praktike të cilat e rrisin ndërgjegjën e nxënësve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, tha ministrja, duke shtuar se përmes investimeve kapitale, të cilat po vazhdojnë në 36 shkolla, ato po shndërrohen në objekte moderne dhe me efikasitet energjetik, disa po marrin fasada të reja dhe ekosisteme për ngrohje , të cilat janë një nga masat për ajër më të pastër dhe më pak ndotje.

Në lidhje me ndikimin e teknologjive të avancuara tek fëmijët, Janevska theksoi se teknologjia ofron shumë mundësi, por mundësitë gjithmonë vijnë me rreziqe.

"Prandaj, planifikojmë futjen e inteligjencës artificiale me faza në arsim. Njëkohësishtë ,është paraparë që mbi 95% të mësimdhënësve të trajnohen në nivele më të larta deri në fund të vitit 2027 për aftësi dixhitale. Optimizimi i rrjetit shkollor, përveç zgjidhjes së sfidave lidhur me ndryshimet demografike, gjithashtu zgjidh edhe një pjesë të sfidës për tejkalimin e ndarjes dixhitale, sepse në vend që disa fëmijë të mësojnë në shkollë rurale gjysmë të rënuar, do të mund të mësojnë në shkollë fqinje, më të pajisur, ku do të kenë mundësinë e edukimit dixhital”, u përgjigj Janevska

Ajo shtoi se përmes temës për arsimimin mediatik, nxënësit fitojnë shkathtësi se si të njohin dhe si të veprojnë në situata që mund të çojnë në keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale, me ngacmime kibernetike, grabitqarë në internet dhe ekspozim ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, gjatë përdorimit të teknologjive të avancuara.

Janevska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohen për përfshirje më të madhe të arsimit STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) si përgatitje për nxënësit për një ardhmëri të udhëhequr nga teknologjitë e avancuara. bsh/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR