Janev: Po punohet maksimalisht për zgjidhjen e rasteve me automobilat e djegur
- Besoni, po punojmë maksimalisht në ndriçimin e rasteve me automobilat e djegur, deklaroi sot drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev i cili gjatë vizitës në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, deri ku është hetimi dhe zbulimi i kryesve të automobilave të djegur dhe cila është siguria në vend rreth asaj çështje. Janev nuk zbuloi hollësi nga hetimi, por theksoi se shumë shpejtë të gjitha informatat do të jenë të kapshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:28, 15 shtator, 2025
Shtip, 15 shtator 2025 (MIA) - Besoni, po punojmë maksimalisht në ndriçimin e rasteve me automobilat e djegur, deklaroi sot drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev i cili gjatë vizitës në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, deri ku është hetimi dhe zbulimi i kryesve të automobilave të djegur dhe cila është siguria në vend rreth asaj çështje. Janev nuk zbuloi hollësi nga hetimi, por theksoi se shumë shpejtë të gjitha informatat do të jenë të kapshme.
"Nuk do të doja të zbuloj hollësi nga hetimi, por po punojmë maksimalisht. Shpresoj se shumë shpejtë do t'i keni informatat në dispozicion. Nuk mundet disa individë ta çrregullojnë tërë kolektivin. Nuk ka falje për dhunën dhe krimin", deklaroi Janev.
Në Shtip nga fundi i vitit të kaluar për dy muaj iu vu flaka katër automobilave, hetimi ende është në rrjedhë dhe pritet që rastet të zgjidhen plotësisht. Në mesin e automobilave të djegur ishte edhe i një gazetari dhe një drejtori të Televizionit rajonal MNET në Shtip. ab/
Fotо: МIА