• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jan Kop takon Ahmetin: Përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik shkaku i rënies së sundimit të ligjit

Jan Kop takon Ahmetin: Përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik shkaku i rënies së sundimit të ligjit

Shkup, 10 janar 2024 (MIA)- Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop është takuar sot me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ku, siç informojnë nga ambasada i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të sundimit të ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.

“Ambasadori Dirk Jan Kop u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik", ka publikuar sot ambasada holandeze në vend në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk.

Në statusin lidhur me takimin, theksohet edhe qëndrimi i ambasadës mbi ndikimin politik ndaj kryetares së Gjykatës supreme, Besa Ademi.

"Gjithashtu, ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të Gjykatës supreme që është çështje gjyqësore është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fuqishëm nga Holanda”, theksohet në profilin në Fejsbuk të ambasadës së Holandës.

Foto: Faqja në Fejsbuk e amabsadës së Holandës

 

QËNDRONI TË LIDHUR