• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë zgjedhur prokurorë publikë në Prokuroritë Themelore Publike në Shkup, Gostivar dhe Kavadar

Janë zgjedhur prokurorë publikë në Prokuroritë Themelore Publike në Shkup, Gostivar dhe Kavadar

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup dhe nga një në Gostivar dhe Kavadar janë zgjedhur në seancën e sotme të 82-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Nga gjashtë kandidatët e regjistruar në shpalljen për pesë, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup janë zgjedhur Zoran Zdravev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa. Ajbejan Ajdini. ndërsa nuk është zgjedhur kandidati Igor Dimitriovski.

Në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në PTHP Gostivar, Elena Mançeva Kostova, kandidatë të vetëm të regjistruar në shpalljet përkatëse për dy prokuroritë.

Më parë, në mbledhjen e sotme të 82-të, Këshilli i Prokurorëve Publikë i zgjodhi Artan Ajron dhe Natasha Goxhoskën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike dhe Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Ndërkaq, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka edhe dy prokurorë të rinj, ndërsa njërit iu vazhdua mandati.

Bëhet fjalë për prokuroret Olivera Proeska, Verica Berxhetska Kërsteva dhe Milica Gavrillova, e cila edhe deri më tani ishte prokurore në PTHP NKOK. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR