• e shtunë, 29 qershor 2024

Janë sulmuar me thikë dy policë izraelitë në Jerusalemin lindor, sulmuesi është vrarë

Janë sulmuar me thikë dy policë izraelitë në Jerusalemin lindor, sulmuesi është vrarë

Jerusalem, 6 nëntor 2023 (MIA) - Dy pjesëtarë të policisë izraelite sot në mëngjes janë lënduar gjatë sulmit me thikë, në Jerusalemin e vjetër, shkruan Tajms of Izrael.

Mediumet izraelite lajmërojnë se njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka lëndime më të lehta. Siç ceket më tej, policja është në gjendje të rëndë, përderisa polici është lënduar më rëndë.

Forcat policore e neutralizuan sulmuesin, kumtoi policia pa saktësuar hollësi të tjera. Megjithatë, mediumet kumtuan se bëhet fjalë për, siç cekën, një terrorist 16-vjeçar nga lagjja Isavia, i cili me thikë kasapi e sulmoi policinë.

Sipas organeve të ndjekjes, personi sulmoi me thikë dy policë kufitarë para stacionit të policisë në Shalem.

Mediumet në Jerusalem theksojnë edhe se është arrestuar një person i dyshuar se e ka ndihmuar sulmuesin. ab/

foto: "Х"

QËNDRONI TË LIDHUR