• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë shqiptuar 223 sanksione për vozitje të shpejtë

Janë shqiptuar 223 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 223 shoferë.

Para tyre, siç kumtoi Ministria e punëve të Brendshme, nëntë automjete lëviznin me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht, shpejtësinë në vendbanim e kanë tejkaluar shpejtësinë 117 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 106.

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", kumtojnë nga MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR