• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë shpallur pesë thirrje publike nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës nga MEP për vitin 2024

Janë shpallur pesë thirrje publike nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës nga MEP për vitin 2024

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Minsitria e Ekonomisë dhe Punës sot publikoi pesë thirrje publike në pajtim me Programin për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, për çka, siç kumtoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë.

"Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot, mund të aplikojnë për pesë masa për të marrë mbështetje financiare për: Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme; Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve; Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM); Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM); Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit", theksojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Mund të aplikojnë ndërmarrjet private, aktive me kapital shumicë vendor (mbi 50%), të mos jetë nisur asnjë procedurë e falimentimit për to, të bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të jenë nga industria përpunuese, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023 dhe të mos kenë borxh ndaj shtetit. Në mesin e kushteve janë edhe të ketë të paktën dy të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të mos kanë qenë të subvencionuar sipas thirrjeve publike nga Ministria e Ekonomisë në tre vitet e fundit.

Për Thirrjen Publike për subvencionimin e zejtarëve, parashikohen 6.500.000 denarë, ndërsa do të subvencionohen zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare përmes bashkëfinancimit të 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues, të bëra për furnizimin e makinave dhe/ose veglave të reja dhe dizajn të produktit të ri.

Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët e regjistruar aktivë dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, të mos jetë hapur procedurë e falimentimit për ta, të mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe të punësuarve, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare sipas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL, janë parashikuar gjithsej 2.000.000 denarë, ndrësa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga industria përpunuese, të mos jenë në falimentim, të kenë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vitin 2023, të mos kenë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe të mos kenë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.

Për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO, janë parashikuar 2.000.000 denarë, ndërsa do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë individualisht për secilin aplikant.

Në këtë thirrje publike do të mund të aplikojnë ndërmarrjet aktive mikro, të vogla dhe të mesme nga industria përpunuese që nuk kanë procedurë falimentimi, që kanë punuar të paktën një vit para shpalljes së thirrjes publike, që nuk kanë punuar me humbje në vitin 2023, që nuk kanë asnjë borxh ndaj shtetit dhe të punësuarve dhe që nuk kanë marrë mbështetje financiare për dedikimin e njëjtë.

Për thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrjes dhe zejtarisë, si dhe aktivitetet programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit, parashikohen 8.000.000 denarë.

Për këtë masë, parashikohet bashkëfinancimi i projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bashkëfinancimit të 70% të shpenzimeve për realizimin e projektit, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant.

Fushat e bashkëfinancimit: ekonomia e gjelbër; tregtia elektronike; qasja në financa dhe format alternative të financimit; ndërkombëtarizimi; ekonomia cirkulare;- digjitalizimi i proceseve; inteligjenca artificiale; aktivitetet promovuese të konceptit të engjëjve të biznesit dhe krijimi i një kulture të sipërmarrësisë sociale.

Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë fondacionet dhe shoqatat aktive, që janë formuar për qëllime që lidhen me zhvillimin, mbështetjen dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së NVM-ve të regjistruara sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet.

Në shtojcë janë lidhjet nga thirrjet e publikuara publike:
1.Thirrje publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme
2.Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve
3.Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)
4.Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe
5.Thirrje publike për bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe promovimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, si dhe aktivitete programore të rrjeteve të engjëjve të biznesit. аb/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR