• e diel, 22 dhjetor 2024

Janë rritur taksat parafiskale në nivel qendror

Janë rritur taksat parafiskale në nivel qendror

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Taksat parafiskale akoma paraqesin barrë të madhe për sektorin e biznesit, edhe pse kompanitë mikro dhe të vogla këtë batë  ndjejnë shumë më fuqishëm në krahasim me ato të mëdhatë, u tha në forumin e sotëm ekonomik që e organiozon Fajnens think.

Në nivel qendror taksat parafiskale ndaj institucioneve janë rritur, ndërsa në nivel lokal numri i taksave parafiskale është i matur.

"Barra administrative e parashtresave, korrigjimeve, komunikimeve me isntitucionet është cekur si barrë më e madhe e rëndësishme në krahasim me barrën financiare. Nga aspekti në nivel qendror, rezultatet treguan se taksat parafiskale ndaj institucioneve në nivel qendror janë rritur në krahasim me vitin 2019 dhe, edhe pse kjo rritje është ngadalësuar, megjithatë, duke e marrë parasysh se qëllimi përfundimtar është optimizimi i taksave parafiskale duhet hollësisht të hetohet nëse këto janë taksa tër eja apo të njejtat janë verifikuar plotësisht. Nga aspekti i nivelit lokal, numri i taksave parafiskale është i matur, lëvizë prej 8 deri 15 taksa parafiskale dhe kryesisht drejt nivelit lokal barra administrative është më e madhe në raport me barrën financiare. Ngjashëm është edhe në nivel qendror, megjithatë këtu paparashikimi i numrit të taksave të sapovendosura parafislae është më i madh në raport me barrën financiare", tha drejtoresha ekzekutive e Fajnens think, Bllagica Petreski.

Sipas saj, ajo që duhet të ndiqet është procesi i optimizimit. Një prej formave, ndërkaq, që është më popullorja në afat të shkurtë dhe më e rekomanduara, është digjitalizimi i parashtresave në mënyrë që të adresohet barra që kompanitë e cekin në raport me administrimin e parashtresave të përgjithshme të taksave parafiskale.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tashmë janë shenjuar pothuajse të gjitha 377 taksat parafiskale në pajtim me kriteret dhe po punohet në uljen apo bashkimin e tyre.

"Ne në bashkëpunim me Fajnens thonk dhe BE-në tashmë i kemi shenjuar pothuajse të gjitha taksat parafiskale në pajtim me kriteret siç konstatohet taksa parafiskale prej vitit 2019 deri në këtë moment. Momentalisht punojmë në 100 të parat nga 377 të cilat tashmë janë shenjuar. Paralelisht me atë duhet të diskutohet edhe ligji për taksat administrative, sepse dyqind e shtatëdhjetë e diçka janë paraparë sipas Ligjit për taksat administrative, ndërsa të tjerat janë në pajtim me ligjet materiale apo në pajtim me rregulloret dhe aktet e tjera nënligjore të cialt dalin edhe në nivel lokal janë në numër të madh të atyre taksave që do të thotë, jo vetëm në pjesën e uljes nga aspekti financiar, rëndësia do të vihet edhe në pjesën e digjitalizimit të ofrimit të shërbimit apo të bashkimit me taksa të tjera të caktuara që do të ndikojë në uljen e kohës për kryerje të një takse të caktuar apo të marrjes së një dokumenti, leje apo të ngjashme", tha Bekteshi.

Ai nënvizoi se dihet saktë se çka ështl taksa parafiskale.

"Ose nuk është paraparë të paguhet në pajtim me ligjin ose nuk është taksë fiskale ose mund të jetë edhe të dyjat dhe në rast të tillë disa institucione të caktuara, duke iu referuar rregulloreve të tyre të cilat i konstatojnë aktet nënligjore dhe ngjashëm për një shërbim të caktuar vendosin çmim të[ shërbimit që do të kushtonte. Do të thotë, tashmë janë shenjuar të gjitha taksat parafiskale nga shteti, 377, por edhe me ligj të jetë si taksë parafiskale në përgjithësi, edhe shoqëria edhe ekonomia mendojnë se të gjitha taksat që paguhen përveç atyre që janë fiskale siç është tatimi i pronës, tatimi i të ardhurave, tatimi i fitimit dhe ngjashëm", sqaroi ministri. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR