• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë revokuar shtatë ambasadorë me dekrete të presidentes Siljanovska Davkova

Janë revokuar shtatë ambasadorë me dekrete të presidentes Siljanovska Davkova

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Shtatë ambasadorë janë revokuar nga funksioni me dekrete të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, që janë shpallur dje në Gazetën zyrtare.

Siç mund të shihet nga dekretet e publikuara, bëhet fjalë për tërheqjen e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski, Danço Markovskit nga Shqipëria, Faton Bejtës nga Danimarka, Sali Limanit nga Kazakistani dhe Shaban Jasharit nga Katari.

Janë tërhequr edhe ambasadorja Tetuta Agai Demjaha, e cila është shefe e Misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në KB në Gjenevë dhe ambasadorja pranë Fronit të shenjtë në Vatikan, Maria Efremova.

Në pajtim me dekretet, mandati i Taleskit në Delegacionit e përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s, me seli në Bruksel ndërpritet përfundimisht me 14 janarin e vitit 2025, ndërsa i ambasadorëve të tjerë përfundimisht me 30 nëntorin e këtij viti.

Dekretet hyjnë në fuqi publikimin e tyre në Gazetën zyrtare, ndërsa do t'i ekzekutojë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. ab/

Foto: МIА Arkivi/printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR