Janë publikuar rezultatet e konkursit për akomodimin e nxënësve në konviktet për vitin 2023/2024
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e Konkursit për akomodimin e nxënësve në konvikte në vitin shkollor 2023/2024.
- Post By Sara Ademi
- 16:01, 24 korrik, 2023

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e Konkursit për akomodimin e nxënësve në konvikte në vitin shkollor 2023/2024.
Në ueb faqen e MASH janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në nëntë konvikte: "Profesor Mijallkov" në Kumanovë, "Lazar Llazarevski" në Veles, "Vanço Pitoshevski" në Ohër, "Koço Racin" në Shën Nikollë, "Mirka Ginova" në Manastir.
Katër nga nëntë konviktet janë në Shkup: "Dr. Pançe Karagjozov", "Zdravko Cvetkovski", "Partenija Zografski", dhe konvikti "Dimitar Vllahov". sa/
Foto: Arkivi i MIA-s