Janë paguar 169.222.200 denarë për 5.566 bletarë sipas masës Pagesa direkte për familjet e regjistruara dimëruese të bletëve
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bëri të ditur se sot është realizuar një pagesë totale prej 169.222.200 denarësh për 5.566 bletarë sipas masës Pagesa direkte për familjet e regjistruara dimëruese të bletëve për ekonomitë bujqësore që posedojnë minimumi 10 familje të regjistruara dimëruese të bletëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:55, 27 shkurt, 2025

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bëri të ditur se sot është realizuar një pagesë totale prej 169.222.200 denarësh për 5.566 bletarë sipas masës Pagesa direkte për familjet e regjistruara dimëruese të bletëve për ekonomitë bujqësore që posedojnë minimumi 10 familje të regjistruara dimëruese të bletëve.
Shuma e pagesave direkte, shtojnë nga Ministria, është 600 denarë për çdo familje dimëruese të bletëve.
"Kujdesi për bujkun është prioritet i Ministrisë", theksohet në kumtesë.
Foto: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave