• e diel, 22 dhjetor 2024

Janë përcaktuar ndryshimet ligjore për blerjen e ilaçit “Trikafta”.

Janë përcaktuar ndryshimet ligjore për blerjen e ilaçit “Trikafta”.
 
Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Anëtarët e grupit punues i përbërë nga këshilltarë ekspertë të kryeministrit, përfaqësues të FSSHRMV, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Asociacioni i Fibrozës Cistike, sot kanë përcaktuar Propozim – dispozitat ligjore për prokurimin e të gjitha ilaçeve të këtij lloji, përfshirë edhe ilaçin “Trikafta”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

"Pasi që ekspertët në mbledhjen e sotme i shpjeguan qëndrimet e tyre në lidhje me Propozim-ndryshimet, me shpejtësi u harmonizuan propozim-dispozitat për ligjin për ilaçe dhe pajisjet mjekësore dhe për ligjin për sigurimet shëndetësore, duke specifikuar kështu llojin e procedurës që do të zbatohet, në bazë të kontratave të veçanta të lidhura për blerjen e ilaçit, ndërsa me të cilat do të sigurohen çmime më të favorshme, theksojnë nga qeveria dhe shtojnë se me këtë shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e ilaçit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR