• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë ndarë tre çmimet për gazetarë për raportim profesional për situatën e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

Janë ndarë tre çmimet për gazetarë për raportim profesional për situatën e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Jasmina Jakimova, Elena Pavllovska dhe Valmira Zendeli janë fitueset e Çmimeve të gazetarëve për raportim profesional për situatën e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, të cilat ishin ndarë sot në Shkup.

Këto çmime ndahen për të nëntën herë nga ana e Zyrës së UNHCR-së në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatës së Juristëve të Rinj në Maqedoni.

Qëllimi i i ndarjes së këtij çmimi, siç theksuan organizatorët, është t'i ofrohet mbështetje publikut të gazetarisë në vendin tonë të tregojë se edhe refugjatët, azilkërkuesit, njerëzit pa shtetësi ekzistojnë dhe kanë të drejta të cilat duhet të mbrohen.

Për përzgjedhjen e fituesve çdo vit formohet komision të cilin këtë vit e përbëjnë Zërijeta Jajaga, Mishko Ivanov, Goran Simonovski dhe Afrodita Shala - Pllavjanska si përfaqësuese për komunikime e UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Tre çmimet i ndanë përfaqësuesja e UNHCR-së në Shkup, Kristina Bunea, kryetarja e Shoqatës së Jursitëve të Rinj në Maqedoni, Aleksandra Cvetanovska dhe përfaqësuesja e SHGM-së, Verçe Kostovska.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Shkup ia ndau çmimin Jasmina Jakimovës për kronikat multimediale "Nga Harkovi në Negorci", "Rruga drejt lirisë nga Odesa në Shkup", dhe "Sa e gatshme është Maqedonia të pranojë refugjatë nga Ukraina", të publikuara në Radion Evropa e Lirë.

Kryetarja e Shoqatës së Juristëve të Rinj në Maqedoni, Aleksandra Cvetanovska ia ndau çmimin gazetares Elena Pavllovska Dokovska për kronikën e saj "Valeria, lufta ka filluar" i publikuar në portalin Perspektiva.plus.

Përfaqësuesja e SHGM-së, Verçe Kostovska ia ndau çmimin Valmira Zendelit për serinë e kronikave në TV 21 dhe theksoi se diçka që e dalloj Valmirën nga të tjerët është ajo që ishte këmbëngulëse dhe luftoi që rastet të cilat i ndiqet të zgjidheshin. 

Organizatorët e paralajmëruan ndarjen jubilare të këtyre çmimeve që do të mbahet vitin e kaluar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR