• e premte, 22 nëntor 2024

Janë hospitalizuar pesë fëmijë, 50 raste të reja me kollë të mirë nga 1 deri më 7 mars

Janë hospitalizuar pesë fëmijë, 50 raste të reja me kollë të mirë nga 1 deri më 7 mars

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - Nga 1 deri më 7 mars, janë regjistruar 50 raste të reja me kollë të mirë. Lidhur me shpërndarjen gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Shkup - 43, ndërsa janë regjistruar raste në Tetovë -tre, nga një në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe në Manastir, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar mbrëmë.

Nga 50 rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë të moshës nën një vjet dhe një nga grupmosha prej një deri katër vjet. 

Mosha e të sëmurëve lëviz deri 40 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmoshat e fëmijëve prej 10 deri 14 vjet. 

"Deri më 7 mars, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 173 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 9,4/100 000 banorë. Sa i përket vendbanimit, numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup - 151 ose 87,3 për qind në dymbëdhjetë komuna të ndryshme, tetë janë nga Tetova, pesë jetojnë në Kumanovë, dy në Gostivar dhe nga një rast është regjistruar nga Struga, Strumica, Dibra, Kriva Pallanka, Manastiri, Kavadari dhe Koçani. Pacientët janë të moshës nga një muaj deri në 70 vjeç. Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijët nën moshën katër vjeç, përkatësisht 27 raste ose 15,6 për qind i përkasin grupmoshës nën një vjeç, ndërsa 22 ose 12,7 për qind janë fëmijët e moshës një deri në katër vjeç, ndërsa në grupmoshën prej 10 vjeç deri 14 vjeç janë regjistruar 43 raste ose 24,9 për qind", shkruan në raportin e ISHP-së.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara  - 173, 102 raste ose 58,0 për qind nuk ishin vaksinuar, nuk ishin vaksinuar kompet në bazë të moshës ose nuk kanë dëshmi për vaksinim. 

Nga rastet të cilët janë komplet të vaksinuar, kohë mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 11,9 vjet. 

Nga të sëmurët, 33 persona janë hospitalizuar ose 19,0 për qind edhe atë 28 ose 84,8 për qind e moshës deri katër vjet. 

"Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej 18 janarit e deri më sot, të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike nga SHP, kryejnë kërkim intensiv të personave të paregjistruar, të pavaksinuar dhe komplet të pavaksinuar, si dhe të personave të cilët i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, me qëllim të thirrjes së tyre dhe vaksinimit sipas Kalendarit kombëtar për imunizim", theksohet në raportin e ISHP-së.

Sipas të dhënave të dorëzuara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga shërbimet për vaksinim - Gazi Babë, Çair, Karposh, Kisella Vodë dhe Qendër) është konfirmuar se janë gjetur 13.593 fëmijë të pavaksinuar. Prej tyre, janë vaksinuar  5.756 ose 42,3 për qind. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë marrë rivaksinim të parë 2.879 ose 50,0 për qind.

"Sipas moshës dhe Kalendarit të rregullt të vaksinimit, janë vaksinuar 8.330 fëmijë nën moshën shtatë vjeç, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe - 5.066 - 60,8 për qind e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën e parë, të dytë ose të tretë të vaksinimit primar. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponent kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim primar - doza e parë, e dytë, e tretë ose rivaksinim - rivaksinim i parë, i dytë, në territorin e Shkupit në periudhën nga 18 janari deri më 7 mars është 14.086", sqarojnë nha ISHP.

Në shtet, pa Shkupin, nga të dhënat e dorëzuara nga qendrat e shëndetit publik, janë gjetur 7.394 fëmijë të pavaksinuar, prej tyre janë vaksinuar 2.560 ose 34,6. Nga të vaksinuarit, numri më i madh dhe përqindja kanë marrë rivaksinë të parë - 1.225 ose 47,9 për qind.

"Në bazë të moshës dhe Kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 8.545 fëmijë të moshës deri 7 vjet, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe - 4.018 ose 47,0 e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën  një, dy ose tre të vaksinimit primar. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër kollës së mirë, janë dhënë si vaksinim primar (doza një, dy, tre ose rivaksinim - rivaksina një, dy në periudhën nga 18 janari deri më 7 mars është 11.105", shtohet në raportin e ISHP-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR