• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Tajvan

Janë hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Tajvan

Tajpei, 13 janar 2024 (MIA) - Sot në mëngjes në Tajvan ishin hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat Kina i përshkroi si zgjedhje mes luftës dhe paqes, ndërsa po mbahen derisa Pekini e përforcon presionin ndaj autoriteteve në ishull. 

Tajvani, shkruajnë mediat britanike, është histori e suksesshme demokratike që nga mbajtja e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta në vitin 1996. 

Partia Demokratike Progresive (DPP) në pushtet, e cila angazhohet për identitet të veçantë për Tajvanin dhe kundërshton pretendimet territoriale të Kinës, tani po kërkon një mandat të tretë me kandidatin e saj, nënpresidentin aktual Lai Çing-te.

Para zgjedhjeve, Kina përsëri e dënoi Lain si separatist të rrezikshëm dhe i hodhi poshtë thirrjet e tij të përsëritura për bisedime. Lai thotë se është i përkushtuar në ruajtjen e paqes përmes Ngushticës së Tajvanit dhe vazhdon ta fuqizojë mbrojtjen e ishullit. 

Në këto zgjedhje Lai përballet me dy kundër kandidatë - Hou Ju-ih nga partia më e madhe opozitare e Tajvanit Kuomintang (KMT) dhe ish kryetarin e Tajpeit, Ko - Ven-je nga Partia Popullore e Tajvanit (TPP), e themeluar në vitin 2019. 

Zgjedhjet parlamentare janë po aq të rëndësishme, veçanërisht nëse asnjë nga tri partitë nuk mund të fitojë shumicë, gjë që mund të pengojë presidentin e ri të sjellë ligje dhe të shpenzojë, veçanërisht për mbrojtjen.

Vendvotimet janë të hapura tetë orë, ndërsa fletët e votimit do të numërohen me dorë, nuk ka votim elektronik e as votim në mungesë, përmes personave të tjerë ose votim para kohe. 

Rezultati nga zgjedhjet duhet të bëhet i ditur sonte vonë kur pritet që fituesi të mbajë fjalimin fitues. 

Presidentes së deritanishme Cak Ing -Ven me kushtetutë i ishte ndaluar të kandidohet për rizgjedhje pas dy mandateve presidenciale. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR