• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë gjetur mbetjet dhe 17 trupa nga helikopteri i rrëzuar në Kamçatka

Janë gjetur mbetjet dhe 17 trupa nga helikopteri i rrëzuar në Kamçatka

Moskë, 1 shtator 2024 (MIA) - Janë gjetur mbetjet e helikopterit rus "Mi-8T", i cili para dy ditëve është zhdukur në Kamçatka, ndërsa sipas informatave të para, në fatkeqësinë jetën e kanë humbur të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, njoftuan mediumet ruse.

Pjesëtarët e shërbimit rus të shpëtimit kanë gjetur trupat e 17 viktimave në vendin e rrëzimit të helikopterit në Kamçatka, kumtoi sot pres shërbimi i Ministrisë ruse të Gjendjeve të Jashtzakonshme.

"Deri tani janë gjetur 17 trupa të pajetë, por kërkimi vazhdon", thuhet në kumtesë.

Helikopteri "Mi-8T" të premten ka fluturuar nga rajoni i vullanit, Vaçkazhec deri te lokacioni Nikolaevka, por në kohën e dakorduar, rreth orës 7 e 15 minuta sipas kohës moskovite, është humbur lidhja komunikuese me ekuipazhin e helikopoterit, ku ka pasur 22 persona, tre anëtarë të ekuipazhit dhe 19 turistë.

Helikopteri ka mundur të rrëzohet për shkak të gabimit të pilotit, thonë nga shërbimi kompetent.

Po shqyrtohet edhe mundësia për defekt në pajisje, por kjo mundësi tani për tani është në plan të dytë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR