• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë gjetur armë gjatë një bastisjeje në Kumanovë, pronari është arrestuar

Janë gjetur armë gjatë një bastisjeje në Kumanovë,  pronari është arrestuar

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Departamenti për asgjësimin e krimit të organizuar dhe serioz-Sektori i hetimeve kriminalistike-Njësiti për tregti të palejuar me drogë në Prokurorinë themelore publike Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër XH.E. (42) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përpunim i palejuar, mbajtje, posedim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 396 të KP-së.

XH.E. në periudhën e kaluar pa të drejtë është furnizuar dhe në shtëpinë e tij ka mbajtur armë, për të cilën në bazë të urdhërit gjyqësor të lëshuar nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë gjatë aksionit policor të realizuar më datën 27.08.2023 nga ana e nëpunësve policorë të DAKOK-it janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat tjera ndihmëse, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar pistoletë nëntëshe e gjatë me karikator me 8 plumba kalibër 9mm, 28 copë municion për pistoletë kalibër 9mm, një pushkë gjysmëautomatike karabin.

Personi është privuar nga liria dhe është paraqitur para Gjykatësit në procedurë paraprake, nga ana e të cilit i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. ab/

Foto: МPB

QËNDRONI TË LIDHUR