• e premte, 20 dhjetor 2024

Janë arrestuar tetë persona të cilët kanë marrë pjesë në incidentet e djeshme me rastin e Ditës së flamurit

Janë arrestuar tetë persona të cilët kanë marrë pjesë në incidentet e djeshme me rastin e Ditës së flamurit

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Janë arrestuar tani për tani tetë persona të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme me rastin e festës së flamurit shqiptar, ku u gris flamuri maqedonas. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në deklaratën për media tha se katër prej tyre dyshohen në bazë të nenit 319 të Kodit penal, vepër për të cilën parashihet dënim me të paktën një vit burg.

Toshkovski tha se të gjithë janë të rinj, ndërsa njëri prej tyre është minoren. Njëri prej tyre është kapur duke djegur flamurin maqedonas, ndërsa një tjetër duke ulur flamurin. Katër personat e tjerë janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në një rrahje.

"Edhe një herë dua të dërgoj porosi për të gjithë ata që mendojnë të provokojnë çdo skenar të destabilizimit të shtetit. Do të përgjigjemi ashpër ndaj përpjekjeve të tilla. Policia është e gatshme për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave", tha Toshkovski.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, siç tha ai, tërësisht janë zbardhur disa raste, disa pjesërisht, ndërsa në më shumë raste policia do të veprojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Toshkovski u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë informacione për incidentet e djeshme t’i ndajnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR