Janë arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët kanë tentuar t'i ikin patrullës së policisë
- Dy persona të cilët mbrëmë tentuan t'i ikin patrullës së policisë, duke vepruar sipas planit nga Sektori për punë të brendshme - Shkup, i privuan nga liria N.A. dhe A.J., të moshës prej 45 dhe 23 vjeç, nga kryeqyteti i vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:37, 7 tetor, 2025
Shkup, 7 tetor 2025 (MIA) - Dy persona të cilët mbrëmë tentuan t'i ikin patrullës së policisë, duke vepruar sipas planit nga Sektori për punë të brendshme - Shkup, i privuan nga liria N.A. dhe A.J., të moshës prej 45 dhe 23 vjeç, nga kryeqyteti i vendit.
Siç sqaruan, në afërsi të lagjes Kolonia e Re, nëpunës të policisë nga Sektori për operacione të posaçme policore, duke vepruar sipas planit të Sektorit për punë të brendshme - Shkup, i privuan nga liria N.A. dhe A.J., të moshës prej 45 dhe 23 vjeç, nga kryeqyteti i vendit.
"Personat të cilët janë të dënuar, por ishin pushim nga INP Idrizovë, gjersa kanë lëvizur me automjetin e pasagjerëve "Renxh Rover" në rr. "Pançe Nedellkovski" në Shkup rreth orës 20:20, nuk janë ndalur në sinjalin e dhënë nga nëpunësit policorë dhe kanë ikur, kështu që menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për ndalimin dhe privimin e tyre nga liria.
Është organizuar ndjekje e automjetit që po shkonte drejt unazës, dhe më pas drejt rrugës rajonale Shkup-Veles, ku është ndaluar nga nëpunësit policorë në afërsi të vendbanimit Kolonia e Re. Kur nëpunësit policorë, të cilët ishin me automjet zyrtar ,,Mazda'' tentuan të tejkalojnë automjetin ,,Renxh Rover'', shoferi i automjetit ,,Range Rover'' e goditi dy herë automjetin e policisë", sqarohet në kumtesën e MPB-së.
Shtohet se nëpunësi policor ka qëlluar me plumba paralajmërues në ajër, por automjeti ,,Range Rover'' nuk është ndalur, por ka vazhduar të lëvizë dhe në afërsi të vendbanimit Kolonia e Re ka dalë nga rruga.
"Në automjet janë gjetur pesë telefona mobilë, para dhe çelësa nga disa automjete, ndërsa N.A. dhe A.J. janë privuar nga liria dhe ndaj tyre, pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen parashtresa përkatëse", poencuan nga MPB. ab/
Foto: Fejsbuk - faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme