• e hënë, 05 gusht 2024

Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve

Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve

Barcelonë, 5 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Lamin Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve. 

Futbollisti 17-vjeçar u bë lojtari më i ri i cili mori pjesë në fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian, si dhe golashënuesi më i ri në Euro. 

Jamal luajti shtatë ndeshje për përfaqësuesen spanjolle të Euro 2024, shënoi një gol dhe katër asistime. Gjatë turneut, lojtari ka mbushi 17 vjet. 

Vitin e kaluar Jamali shënoi shtatë gola dhe nëntë asistime në 50 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garimet. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR