• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jam krenare në Armatën, raporti më jep të drejtë që haptas të shpreh besim të pakontestueshëm në shefin, në Shtatmadhorinë, në oficerët dhe ushtarët, deklaroi Siljanovska Davkova

Jam krenare në Armatën, raporti më jep të drejtë që haptas të shpreh besim të pakontestueshëm në shefin, në Shtatmadhorinë, në oficerët dhe ushtarët, deklaroi Siljanovska Davkova

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Jam krenare në Armatën jo rastësisht gëzon besim më të madh, që është dëshmi për kredibilitetin dhe dinjitetin e saj jo vetëm në vend, por edhe jashtë, theksoi presidentja dhe komandante supreme e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova pas brifingut për gatishmëri luftarake të Armatës. Theksoi se raporti ishte themelor, i mbushur me të dhëna dhe fakte. 

“I bazuar në dëshmi. Strategjia është qartë e pranishme, bashkëpunimi me shefin e Shtatmadhorisë Shtatmadhorinë është i jashtëzakonshëm. Sigurisht që ka vend për ndryshime, ka vend për reforma, por gjithë atë që kam dëgjuar sot më jep të drejtën të shpreh hapur besimin tim të padiskutueshëm te shefi, te Shtatmadhorisë, te oficerët dhe ushtarët. Mendoj se këtë që po them do ta dëgjoni nga të gjithë ata në misionet e të cilëve ka marrë pjesë Armata jonë, jashtë, brenda, si një faktor i respektuar dhe i besueshëm, madje ajo që dua të theksoj është se sot pashë ose dëgjova informacione për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm rajonal si dëshmi e rolit të diplomacisë ushtarake, e cila sot është shumë e rëndësishme”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se pjesëtarët e Armatës e kanë besimin e saj dhe siç tha “e dëshmuan përgjegjësinë e tyre dhe kuptohet mendoj se mund të flemë të qetë”. 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska Davkova shtoi se Armata ka edhe qasje të jashtëzakonshme rajonale. 

“Unë besoj në këtë udhëheqësi. Mendoj se edhe të gjithë qytetarët e ndjejnë këtë dhe se do të vazhdojë besimi në Armatën maqedonase”, tha Siljanovska – Davkova. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR