• e diel, 22 dhjetor 2024

"Jageo" hyn me 205 milionë euro investim dhe do të hapë 4.000 vende pune

Taipei, 18 prill 2023 (MIA) - Kompania tajvaneze "Jageo" edhe zyrtarisht hyn në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjen për investimin në vlerë prej 205 milionë euro, e cila duhet të hapë rreth 4.000 vende të reja pune, sot në Taipei e nënshkruan drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale  (ZZHTI) Jovan Despotovski dhe menaxhmenti i konsorciumit "Jageo".

Në ceremoni pëmes video-konferencës iu bashkua edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Taipei, "Jageo" do të prodhojë pjesë rezervë dhe komponentë për industrinë automobilistike dhe për të ashtuquajturën energji të gjelbër. Fabrikat e prodhimit do të jenë  do të jenë të vendosura në ZZHTI Shkup 1 dhe në ZZHTI Shtip. Siç u tha  para nënshkrimit të Marrëveshjes, ndërtimi i kapacitetit të parë do të fillojë në korrik të këtij viti, në ZZHTI Shkup 1. Është planifikuar edhe ,në përgjithësi, të angazhohen furnizues tanë vendorë.

 

Negociatat për investimin kanë zgjatur pothuajse një vit, ndërsa vendi u zgjodh si më i miri në “garën” me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë.

"Me Maqedoninë e Veriut kemi përvojë të shkëlqyer.  Megjithatë, dy gjëra ishin kyçe pse e zgjodhëm për investimin tonë: pamë që ishte stabile, me fuqi punëtore të kualifikuar, ndërsa edhe  Qeveria ishte maksimalisht e përkushtuar dhe kishte një qëndrim jashtëzakonisht pozitiv ndaj nesh. Kjo ndoshta mund të ketë qenë vendimtare. Na dilte gjithmonë në ndihmë  dhe ishte këtu për çdo problem që kishim", potencoi drejtori ekzekutiv i "Jageo"-s Dejvid Vang. 

Andrea Mejer, shef i segmentit operativ, përmendi se ky investim girnfild është  i madhi deri më tani  në Maqedoninë e Veriut nuk do të thotë vetëm investim në para, biznes dhe fitim, por edhe investim në kapital njerëzor.

"Prioritetet tona janë vendosja e  teknologjisë së re dhe forcimi i kuadrit, duke u mundësuar të punëduarve të fitojnë aftësi të reja dhe të përkryhen", nënvizoi Mejer.

 

Sipas drejtorit Despotovski, nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes është konfirmim se me dije, dëshirë dhe këmbëngulje mund të arrijmë rezultate të mëdha.

"Procesi nuk ishte aspak i lehtë. Në konkurrencë shin shuë vende, duke përfshirë Kroacinë dhe Serbinë. Por, ne arrit[m në atë garë dhe jemi sot këtu, në këtë tryezë, të nënshkuajmë  marrëveshje. Me këtë investim ne bëhemi pjesë e hartës së vendeve që sigurojnë komponentë vitalë për prodhuesit si “Tesla” dhe “Ejpëll", nënvizoi Despotovski. 

Sipas tij, kompanitë në zona punësojnë afër 17.000 persona, ndërsa hyrja e “Jageo”-s do të thotë 30 për qind plus fuqi punëtore nga ky numër

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në selinë e "Jageo"-s. Për investimin uroi edhe kryeministri Kovaçevski.

"Bëhet fjalë për investimin më të madh grinfild që nga pavarësia e vendit tonë, me vlerë 205 milionë euro dhe mbi 3.900 vende të reja pune. Jageo është një kompani udhëheqëse multinacionale për prodhim të komponentëve elektronikë, që ka prani të fortë globale dhe kapacitete të veta për prodhim dhe shitje në Azi, Evropë dhe Amerikë me 40.000 të punësuar në mbarë botën. Komponentët elektronikë që i prodhon janë një nga prodhuesit më të mirë në botë për rezistorët e çipave dhe kondensatorë të tantalit,  përdoren për industrinë e aeroplanëve dhe automomobilistike, 5G dhe telekomunikacionit, mjekësisë, menaxhim me energji, energjisë së gjelbër", tha Kovaçevski.

  

Me konceptin e ri të nxitjes së investimeve arritëm, shtoi, ta vendosim vendin tonë lart në hartën e destinacioneve të investimeve që kanë kapacitet dhe kushte të realizojnë investime cilësore.

 Delegacioni i kryesuar nga Despotovski nesër do të ketë mundësi ta vizitojë fabrikën "Jago" në Kaoshing. ar/

  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR