• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Jageo” tajvanez hyn në vend, investimi më i madh grinfild që nga pavarësia

Taipei, 18 prill 2023 (MIA) – Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski, sot në Taipei të Tajvanit do të nënshkruajë marrëveshje me “Jageo” për një investim të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut me vlerë 205 milionë euro.

Siç njofoti gazetari i MIA-s nga Taipei, ky është investimi më i madh grinfild në vend që nga pavarësia, i cili do të krijojë rreth 4000 vende pune. Fabrikat e prodhimit të "Jageo" do të vendosen në ZZHTI Shkup dhe ZZHTI Shtip.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në selinë e kompanisë. Parashihet që fillimisht fjalë përshëndetëse të mbajnë drejtori Despotovski dhe një përfaqësues i kompanisë, e më pas përmes video-konferencës të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Delegacioni i kryesuar nga Despotovski nesër do të ketë mundësinë të vizitojë fabrikën "Jageo" në Kaoshung.

"Jageo" u themelua në vitin 1977 dhe sot konsiderohet si një nga furnizuesit më të mëdhenj globalë në industrinë e automobilave, energjisë së gjelbër dhe elektronikës për konsum të gjerë (5G dhe telekomunikacion). Ka 29 zyra shitjesh, 49 vende prodhimi dhe 20 qendra kërkimi dhe zhvillimi në 24 vende në Azi, Evropë dhe SHBA, ndërsa numëron 40 000 punonjës. ls/

Foto: "JAGEO"

 

QËNDRONI TË LIDHUR