• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Jadranka Daboviq Anastasovska është zgjedhur gjykatëse e Gjykatës kushtetuese

Jadranka Daboviq Anastasovska është zgjedhur gjykatëse e Gjykatës kushtetuese

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Me 64 vota "për" Kuvendi në mbledhjen e sotme të 131-të e zgjodhi Jadranka Daboviq-Anastasovskën gjykatëse të Gjykatës kushtetuese.

Daboviq Anastasovska pas zgjedhjes e nënshkroi deklaratën solemne me të cilën obligohet që funksionin ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se i respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit.

profesoresha e Fakultetit juridik, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur me propozim të LSDM-së në vendin e gjykatësit të pensionuar, Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në fillim të vitit të kaluar. Daboviq-Anastasovska diplomoi në Fakultetin juridik në Shkup, ku kreu edhe studimet pasdiplomike në të drejtën civile, ndërsa më vonë edhe ka doktoruar. ab/

Foto: Prinstskrin

QËNDRONI TË LIDHUR