Izraelitët protestuan kundër qeverisë së Netanjahut
- Qindra izraelitë dolën mbrëmë në rrugë duke kërkuar që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas në Rripin e Gazës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:19, 12 maj, 2024

Jerusalem, 12 maj 2024 (MIA) - Qindra izraelitë dolën mbrëmë në rrugë duke kërkuar që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas në Rripin e Gazës.
Siç transmetojnë mediat britanike, anëtarët e familjeve të pengjeve mbanin fotografi të të afërmive të tyre të cilët ende janë në robëri dhe iu bashkuar turmës që protestonte në Tel Aviv.
Disa protestues e bllokuan autostradën kryesore të qytetit para se policia t'i shpërndante me topa uji, ndërsa disa u përleshën drejtpërdrejtë me policinë. Janë arrestuar të paktën tre persona. ls/
Foto: EPA