• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia, Jordania, Maroku dhe Bahrejni

Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia, Jordania, Maroku dhe Bahrejni

Tel Aviv, 19 tetor 2023 (MIA) – Izraeli ka tërhequr stafin diplomatik nga Turqia, përfshirë edhe ambasadorin pas një sërë protestash jashtë ambasadës në Ankara dhe konsullatës në Stamboll, konfirmuan përfaqësues zyrtarë në Ankara.

Autoritetet në Tel Aviv shpjeguan se stafi diplomatik e ka lëshuar Turqinë shkaku i rreziqeve të sigurisë dhe se ky vendim nuk ka prapavijë politike.

Mediat në Izrael madje lajmërojnë se për të njëjtat arsye janë kthyer edhe diplomatët nga Jordania, Maroku dhe Bahrejni.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR