• e martë, 05 nëntor 2024

Izraeli shpenzoi 1.5 miliardë dollarë brenda natës për të zmbrapsur sulmin iranian

Izraeli shpenzoi 1.5 miliardë dollarë brenda natës për të zmbrapsur sulmin iranian

Tel Aviv, 15 prill 2024 (MIA) - Gazeta "Jediot Ahronot" sot e ka cituar ish komandantin ushtarak izraelit i cili thotë se Izraeli shpenzoi deri në pesë miliardë shekelë (rreth 1.35 miliardë dollarë) të shtunën mbrëma për të kundërshtuar sulmin e nisur nga Irani duke përdorur qindra dronë dhe raketa.

Ram Aminah, ish këshilltar ekonomik i shefit të Shtabit të përgjithshëm të Izraelit, tha se sulmi iranian Izraelit i ka kushtuar deri katër dhe pesë miliardë shekelë (mes 1,0 dhe 1,35 miliardë dollarë) dhe shpjegoi se kostoja përfshinte vetëm rrëzimin e dronëve dhe raketave, jo humbjet në tokë, për të cilat ushtria tha më parë se ishin më të ulëta.

Aminah sqaroi se çdo raketë nga sistemi "Arouv" (Arroë), e cila ka hedhur raketat balistike që kushtojnë rreth 3.5 milionë dollarë, ndërsa rreth një milion dollarë kushtonë çdo raketë nga sistemi "Shufra e Davidit" për të kapur raketat e lundrimit, përveç kostos së fluturimit të avionëve që kanë për detyrë të rrëzojnë dronët.

Aminah, nga ana tjetër, beson se Irani ka pasur vetëm rreth dhjetë për qind nga shpenzimet izraelite. 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari zbuloi se rreth 350 raketa dhe dronë u lëshuan nga Irani drejtë Izraelit dhe konfirmoi se 99 për qind e tyre u kapën.

Hagari përmendi dëmtimin e vogël të bazës ajrore Nevatim në Bersheba, në jug të Izraelit dhe shtoi se u kapën 25 nga 30 raketat e lundrimit të lëshuara dhe vetëm një numër i vogël nga më shumë se 120 raketat balistike hynë në territorin e Izraelit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR