• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli shënjestroi aeroporte në Siri

Izraeli shënjestroi aeroporte në Siri

Damask, 12 tetor 2023 (MIA) - Cak i sulmeve ajrore izraelite sot ishin aeroportet në kryeqytetin e Sirisë, Damasku dhe Alepo në veri, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Këto janë sulmet e para në Siri që nga fillimi i luftës së shkaktuar nga sulmet palestineze të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën, ku e humbën jetën mijëra njerëz.

Gjatë luftës civile në Siri, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian që nga viti 2011. Objektivat e këtyre sulmeve izraelite ishin kryesisht forcat e mbështetura nga Irani dhe Hezbollahu libanez.

Aeroportet në Damask dhe Alepo më pas u sulmuan disa herë dhe nuk mundën të funksiononin.

Izraeli, fqinji i Sirisë, rrallë flet për sulme në territorin sirian, por dëshiron të parandalojë Iranin që të forcohet në kufirin e tij. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR