• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraeli pretendon se ka shkatërruar tunelin kyç të Hamasit ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Gazës

Izraeli pretendon se ka shkatërruar tunelin kyç të Hamasit ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Gazës

Tel Aviv, 17 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite mbrëmë njoftoi se ka zbuluar dhe shkatërruar tunelin strategjik të Hamasit në Rripin e Gazës, që ishte i gjatë disa qindra metra, lajmëroi DPA.

Ai ishte në një thellësi prej nën metra nën Vadi Gaza, shtrati i lumit që i ndan pjesën veriore dhe jugore të Gazës.

Luftëtarët e grupit militant palestinez Hamas e kanë shfrytëzuar tunelin për lëvizje të pavërejtur nëpër Rripin bregdetar, shtohet në kumtesën e armatës izraelite.

Ushtarët izraelit para disa javësh ndërmorë objektiva përgjatë Vadi Gaza, në përpjekje për t'i parandaluar ushtarët e Hamasit të lëvizin nëpër tokë ndërmjet dy pjesëve të territorit.

Labirinthi i madh i tuneleve të ndërtuara nga Hamasi - i njohur në gjuhën e folur si "Metroja në Gaza", paraqet sfidë të madhe për forcat e armatosura izraelite, kumtoi DPA.

Nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, më 7 tetor, ushtria izraelite bën përpjekje ta shkatërrojë grupin dhe infrastrukturën e saj.

Izraeli vlerëson se tunelet shtrihen për qindra kilometra nëpër Rripin e vogël dhe me popullsi të dendur të Gazës.

Besohet që më shumë se 100 pengje, të cilët ende i mban Hamasi, janë në tunele, Gjithashtu, besohet se shefi i Hamasit në Gaza, Jahja Sinvar dhe komandantët e tij më të lartë fshihen në tunelet në jug të Vadi Gaza në zonën e Kan Junis. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR