• e premte, 30 gusht 2024

Izraeli miratoi ndërtimin e mbi 3.400 shtëpive të reja për kolonët në Bregun perëndimor

Izraeli miratoi ndërtimin e mbi 3.400 shtëpive të reja për kolonët në Bregun perëndimor

Tel Aviv, 6 mars 2024 (MIA) - Qeveria izraelite kumtoi plane për ndërtim të mbi 3.400 shtëpive të reja në lagjet e Bregut perëndimor.

Rreth 70 për qind e shtëpive do të ndërtohen në Male Adumim, në lindje të Jerusalemit, ndërsa të tjerat në Kedat dhe Efrat, në jug të Betlehemit, shkruan Bi-Bi-Si.

Izraeli ndërtoi rreth 160 lagje në të cilat jetojnë rreth 700.000 hebrenj prej se e okupi Bregun perëndimor dhe Jerusalemin lindor në luftën e vitit 1967, që palestinezët e duan si pjesë të shtetit të tyre të ardhshëm.

Gazeta izraelite "Haarec" kumtoi se Komiteti i lartë për planifikim të administratës civile, trup i cili e zbaton politikën e qeverisë izraelite në Bregun perëndimor, sot i kumtoi planet për ndërtim të 3.476 shtëpive për kolonët - 2.452 në Male Adumim, 694 në Efrat dhe 330 në Kedar.

Ndërtimi, thuhet. është miratuar të fillojë në qershor dhe është përgjigje e Izraelit ndaj sulmeve në afërsi të Male Adumim para dy javësh, në të cilat pati viktima.

Administrata palestineze i dënoi këto qëllime.

Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar konsideron se lagjet janë ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe pse Izraeli e konteston këtë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR