• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Izraeli kumtoi se në Al Shifa janë vrarë më shumë se 200 luftëtarë të Hamasit

Izraeli kumtoi se në Al Shifa janë vrarë më shumë se 200 luftëtarë të Hamasit

Gaza, 28 mars 2024 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan që më shumë se 200 persona të armatosur janë vrarë gjatë një operacioni kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa në Gaza.

Gjatë ditës së djeshme, sulmuesit e Hamasit kanë dalë nga dhoma për raste emergjente në Al Shifa, ku janë fshehur dhe kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelit, pohoi IDF, duke shtuar se disa incidente të ngjashme kanë ndodhur në ditët e fundit.

Gjatë luftërave që janë në vijim, armata thotë se ushtarët kanë evakuuar civilë, pacientë dhe staf mjekësor në një pjesë tjetër të spitalit, "të cilin IDF e përgatiti për të mundësuar vazhdimin e trajtimit mjekësor adekuat", shkruan "Tajms of Izrael".

Njëkohësisht IDF pohoi se edhe dhjetëra operativë të Hamasit janë vrarë gjatë operacioneve të dtës së kaluar në qytetin Al-Karara në pjesën jugore të Gazës dhe në qarkun Al-Amal në Kan Junis.

Ushtarët të cilët veprojnë në pjesën jugore të Gazës, gjithashtu, kanë gjetur dhe shkatërruar  depo me armë, ndërsa në pjesën qendrore të Rripit, IDF kumtoi se disa operativë armiqësor u vranë gjatë ditës së kaluar nga ushtarët e brigadës Nahall dhe në sulme ajrore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR