• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli kryen sulme ajrore mbi Kan junis, Nusejrat dhe Xhabalia

Izraeli kryen sulme ajrore mbi Kan junis, Nusejrat dhe Xhabalia

Gazë, 20 maj 2024 (MIA) - Izraeli ka kryer sulme ajrore në disa zona të Rripit të Gazës, duke përfshirë dhe më shumë lokacione të Kan Junisit, në pjesën jugore të Ripit të Gazës, transmeton Al Xhezira.

Në sulmet ajrore izraelite janë goditur dhe kampi i refugjatëve Nusejrat dhe qyteti Az-Zevejda në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, si dhe kampi i refugjatëve Xhabalia në veri, njoftoi agjencia Vafa.

Nuk ka të dhëna për numrin e viktimave dhe të lënduarve në sulm.

Spitalet dhe shërbimet e tjera të urgjencës që zakonisht raportojnë vdekjet dhe lëndimet po përpiqen të vazhdojnë punën pasi Izraeli javën e kaluar ka bllokuar rrugët tokësore që shfrytëzoheshin për dërgimin e derivateve tek gjeneratorët, shkruan Al Xhezira. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR